Rregullat dhe Kushtet e Përdorimit
1. Pranimi i rregullave dhe kushteve
Duke përdorur pesminuta.com, pranoni rregullat dhe kushtet e kësaj faqeje dhe merrni përgjegjësi për sjelljen tuaj në platformë, duke respektuar privatësinë dhe të drejtat e të tjerëve sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
2. Mbrojtja e të Dhënave Personale
pesminuta.com respekton Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Të dhënat tuaja mund të përpunohen nga shoqëria jonë ose partnerët tanë për qëllime operacionale, statistikore, komerciale, marketingu, analizimi, ose për përmirësimin e shërbimit.
Informacionet ruhen në serverë të sigurtë dhe mund të mbeten të arkivuara për arsye teknike apo ligjore edhe pas çaktivizimit të llogarisë suaj.
Të dhënat tuaja mund të ndahen vetëm kur kërkohet nga ligji, për urdhra gjykate, ose për procese ligjore.
3. Përdorimi i Shërbimit
Çdo përdorues duhet të sillet me etikë dhe ndershmëri. Abuzimi, shpifja, fyerjet, ose çdo veprim i paligjshëm është i ndaluar dhe mund të sjellë bllokim të përkohshëm ose të përhershëm nga platforma.
4. Prona Intelektuale
Të gjitha materialet në pesminuta.com (tekste, imazhe, kode, etj.) janë pronë e platformës ose palëve të treta me leje. Nuk lejohet riprodhimi, publikimi, ose përdorimi i tyre pa leje.
5. Ndërprerja e Shërbimit dhe Përgjegjësitë
pesminuta.com rezervon të drejtën të ndërpresë, ndryshojë ose përmirësojë shërbimet pa paralajmërim. Platforma nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme nga ndërprerjet ose pasaktësitë e të dhënave të publikuara nga përdoruesit.
6. Kontakt
Për çdo pyetje apo ankesë, mund të na kontaktoni në adresën info@pesminuta.com.
